Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosjen e ndihmoi Veseli për ta sulmuar qeverinë Mustafa, thotë Hoti

Përplasjen e sotme të Kadri Veselit me Albin Kurtin, shefi i deputetëve të LAA-së, Avdullah Hoti e ka quajtur të panevojshme.

Ai ka thënë se edhe PAN-i edhe VV-ja po e shfrytëzojnë Kuvendin për motive të ulëta politike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Asnjë qeveri nuk ka qenë më shumë e sulmuar se sa qeveria Mustafa, pasi e njëjta ka punuar më së shumti. Këto veprime të VV-së kanë qenë të ndihmuara nga Veseli dhe janë duke koketuar edhe sot. Ju keni pa përpjekjet e paprecedent të Vetëvendosjes duke mos zgjedhur asnjë formë për të fituar përkrahjen popullore për të ardhë në pushtet. Këto veprime të Vetëvendosjes kanë qenë të papenguara, për të mos thënë të ndihmuara nga Veseli”, ka thënë Hoti në konferencën për media që ka mbajtur sot në Kuvend, raporton KTV, përcjell Koha.net.

Sipas Hotit, sot në Kuvend, janë dëgjuar vetëm moralizime nga Vetëvendosje dhe Albin Kurti.

“Ata duan koalicion me LDK-në por nuk janë të gatshëm. Rruga e vetme e bashkëpunimit me ne është përmes deklarimit të qartë për sulmet që janë bërë brenda Kuvendit të Kosovës dhe jashtë tij, si mund të kërkojë koalicion me ata njerëz për të cilët kanë dërguar 70 dosje në prokurori, ne jemi të njëjtit njerëz si atëherë. Ata duhet të deklarohen se ato veprimet kanë qenë thjeshtë metodë e tyre për të ardhur në pushtet”, ka thënë Hoti.

Ndërsa Veseli, ka thënë Hoti, sot vazhdoi me avaz të vjetër.

“Duke shfrytëzuar luftën e UÇK-së të cilën e kanë nëpërkëmbur”, ka thënë Hoti.

“PDK tash po e akuzon VV në Prishtinë, por duke mos u distancuar nga ajo që vetë ka bërë, por duke thënë se edhe këta janë njësoj si ne”, ka thënë Hoti.