Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drejtori i Policisë së Turqisë në Kosovë, premton përkrahje për INTEPROL

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i shoqëruar nga stafi sot me ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të policisë së Turqisë, Selami Altinok, po ashtu i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivicilim Kiliç.

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, sipas njoftimit zyrtar të PK-së, thuhet se Maxhuni njoftoi të pranishmit se Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar si dhe të bashkëpunojë ngushtë me organizatat policore me qëllim të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe parandalimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndërsa drejtori i Policisë së Turqisë, z. Altinok vlerësoi lart punën e Policisë së Kosovës në përgjithësi, e në veçanti në bashkëpunimin e deritanishëm të treguar me autoritetet policore turke. Delegacioni i Turqisë konfirmoi mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer për Policinë e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj, duke përfshirë edhe trajnimet e nevojshme në fusha të ndryshme për personelin policor”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit u zotua për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, me qëllim të avancimit të mëtejmë të PK-së, duke përfshirë edhe përkrahjen për inkuadrimin në Interpol dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë policorë.