Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deda: Askush nuk i ka 61 deputetë

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se e vërteta është se as PAN-i e as ata me Vetëvendosjen nuk i kanë 61 vota.

Ai ka bërë thirrje që të zhbllokohet kriza institucionale. Ai ka ftuar për organizimin e një tryeze politike, meqë asnjë parti nuk i ka numrat e nevojshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në mungesë të një atmosfere normale politike, ka ardhë koha që të dalim prej kësaj situate përmes një tryeze politike, 60 me 60 jemi”, tha Deda.

Deda ka thënë se sipas ligjeve në fuqi, deputetët e Kuvendit nuk kanë të drejt që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e problemeve politike.

Ai ka ripërseritur se ai dhe bashkëpartiakja e saj nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila në asnjë mënyrë nuk do të përkrahin koalicionin PAN, por as nuk do të shkojnë më në seanca të tilla.