Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli – VV-së: E keni marrë në qafë Astrit Deharin

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli i është përgjigjur Albin Kurtit në fjalimin e tij.

“Në demokracinë tonë parlamentare secili do të donte të kishte më shumë sukses, dhe të mos binim në situatë që na bëjnë të bimë në këso situata. Nuk është mirë që nga kjo foltore e Kuvendit të mos bëhen abuzime. Mirë është të ruhet fytyra. Pastaj ky është një vend sovran me institucione të veta të cilat e thonë qartë se si zgjidhen institucionet”,ka thënë Veseli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Veselit, Albin Kurtit nuk i intereson se çka ndodh në këtë Kuvend, teksa ka thënë se fjalimet i ka për fushatë elektorale.

“I dërgoi 70 dosje, a këtu sytë ka këqyrë me ja nxjerr, ja ka sulmu familjen e tash shkon i lutet”, ka thënë Veseli, duke aluduar në Isa Mustafën.

keni marrë në qafë Astrit Deharin, derisa këtu i keni ata që kanë ideuar atë sulm mbi Kuvend. Me neve nuk ju shitet, me mua në mënyrë të veçantë. Jam Kadri Veseli, askujt borxh nuk i kam. Ky shtet është shumë i shenjt, nuk e lëshojmë aq lehtë”, ka thënë Veseli.

Veseli thotë se forcat janë 60 – 60.

“Atë ditë që i bëni 61 ne do të lëshojmë pe”, ka thënë Veseli.