Vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit, të caktuar për të enjten, mund të dështojë sërish, pasi i nominuari për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se deputetët e këtij koalicioni mund të mos marrin fare pjesë në seancë, raporton KTV.
Haradinaj, insiston se janë në konsulta me AKR-në për ta formuar qeverinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, thotë se deputetët e AKR-së nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.
Sipas Bahtirit, ky është vendim i së martës i kryesisë së AKR-së.
Bahtiri ka bërë të ditur se të hënën Behgjet Pacolli është takuar me Isa Mustafën ku sipas tij kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin në kuadër të koalicionit LDK-AKR dhe Alternativa. Seanca konstitutive është caktuar për të enjten, me kërkesë edhe të koalicionit PAN.