Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Identifikimi i gabuar, sfidë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Udhëheqësi i grupit punës të Prishtinës për persona të pagjetur, Ibrahim Makolli, ka thënë sot, se duhet të hartohet një plan dhe strategji në bashkëpunim me familjarët e të pagjeturve për identifikimin e gabuar të personave të pagjetur.

Ai këto komente i bëri në konferencën e organizuar nga Qendra Burimore për Persona të Pagjetur, me temën “Sfidat e identifikimi”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Makolli një tjetër problem për çështjen e të pagjeturve, konsideron edhe mbetjet mortore në morgun e Prishtinës tash e sa vite, duke thënë se rishikimi i identifikimit të personave të pagjetur do të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.

Udhëheqësi i grupit punues për persona të pagjetur nga Beogradi, Velko Odaloviq kërkoi të bëhen më shumë përpjekje për identifikim e personave të pagjetur, ndërsa një tjetër sfidë që ai përmendi është edhe identifikimi i gabuar i personave të pagjetur.

Ndërkaq kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Qerkini, ka thënë se në takimin në Gjenevë kanë kërkuar ndryshimin e strategjisë së punës për personat e pagjetur, por kjo nuk ka ndodhur dhe kërkoi nga familjarët të përqendrohen në këtë çështje.