Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, i dorëzoi letrat kredenciale si ambasadore jo-rezidente te Presidenti i Republikës së El Salvadorit, Salvador Sanchez Ceren, njofton MPJ e Kosovës, transmeton Koha.net.
Në një ceremoni shtetërore të zhvilluar në pallatin presidencial dhe nën intonimin e himnit, ambasadorja Rudi ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të El Salvadorit, Salvador SanchezCeren, në praninë të ministrit të Punëve të Jashtme të El Salvadorit, Hugo Martinez Bonilla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRudi , presidentit të Republikës së El Salvadorit, Salvador Sanchez Ceren, i përcolli përshëndetjet e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me falënderimin për përkrahjen dhe bashkëpunimin që El Salvadori i ka ofruar Kosovës, deri më tani.
“Jam e nderuar që e përfaqësoj për herë të parë Republikën e Kosovës si ambasadorja e parë jo-rezidente në El Salvador”, tha ambasadorja Rudi.
Po ashtu, ambasadorja Rudi i dorëzoi edhe kopjet e letrave kredenciale te ministri i Punëve të Jashtme të El Salvadorit, Hugo Martinez Bonilla.
Me këtë rast, Hugo Martinez Bonilla dhe ambasadorja Rudi kanë biseduar edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët duke mëtuar përafrimin e mëtejmë të dy popujve në rrafshin bilateral dhe atë multilateral.