Nisja e shqyrtimit kryesor ndaj 4 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ua ka sjellë lirimin nga paraburgimi e arrestit shtëpiak, pas rreth 1 viti. Gjykata e ka miratuar kërkesën e mbrojtjes dhe kështu ata do të mbrohen në liri, tani gjatë shqyrtimit kryesor, raporton KTV .
Gjykatën Themelore të Prishtinës, seanca ka nisur me lexim të aktakuzës, deklarim të të pandehurve dhe fjalët hyrëse. Sipas Prokurorisë, të pandehurit që nga mesi i korrikut kanë planifikuar sulmin ndaj Kuvendit, me qëllim të frikësimit të përgjithshëm të popullsisë në mënyrë që të pengohet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi nuk ka sqaruar se cili nga të pandehurit ka qenë sulmuesi e as kush ka ikur me motoçikletë nga vendi i ngjarjes. Asnjë prej të akuzuarve nuk i ka pranuar akuzat. Në pjesën e dytë të seancës, është vazhduar me dëshmitarët, Eset Ramadani dhe Naser Mustafa. Kryetari i trupit gjykues ka vendosur që dëshmia e tyre të dëgjohet pa prezencë të publikut e mediave.