Një plumb qorr ka lënë dy nxënës të plagosur, derisa ishin në klasë duke e mbajtur orën e parë të mësimit.
Nga ky plumb i shkrepur jashtë ambienteve të shkollës, i cili depërtoi nga dritarja, maturanti Ilir Pollomi pësoi lëndime në buzë, ndërsa shoku i tij i bankës, Albi Rama mori lëndime të lehta në kraharor, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëri nxënës menjëherë është dërguar në Emergjencën e Podujevës, kurse tjetri është dërguar në QKUK për intervenim. I plagosuri Ilir Pollomi ka rrëfyer për tmerrin, që thotë se e përjetoi në ato momente.
Mjeku kujdestar, i cili intervenoi në operim, ka treguar për gjendjen e pacientit.
Drejtoresha e kësaj shkolle thotë se janë të shokuar me atë çka ndodhi, derisa shprehet e bindur se plumbi që erdhi nga arma e zjarrit, sipas saj, u shkrep jashtë hapësirave të shkollës.
Policia ka nisur hetimet për rastin, motivet e të cilit ende nuk dihen. Ndaj kësaj ngjarjeje, ka reaguar edhe kryetari i Podujevës, Agim Veliu, i cili e ka vlerësuar si shqetësues.