Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shala: Ndarja nga jeta e shkrimtarit Demolli, humbje e madhe për letërsinë e kulturën shqiptare

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka ngushëlluar familjen e Arif Demolli për ndarjen nga jeta të shkrimtarit.

“Me dhimbje dhe pikëllim të madh e mora lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj, shkrimtarit tonë të mirënjohur, Arif Demollit. Ndarja nga kjo jetë e shkrimtarit Demolli, është një humbje e madhe për familjen, miqtë e tij dhe për letërsinë e kulturën shqiptare”, thuhet në telegramin e ministrit Shala.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas ministrit të MKRS-së, Arif Demolli, me krijimtarinë e tij, ka dhënë shumë për artin letrar, duke punuar me devocion dhe duke kontribuuar në pasurimin e jetës intelektuale, arsimore e edukative për breza të tërë në Kosovë.

“Kujtimi për shkrimtarin Arif Demolli do të jetë i përhershëm për ne, si një shembull i urtësisë dhe zellit për rritjen e vlerave në krijimtarinë letrare shqipe. E nderuar familje Demolli, miq të Arifit, dashamirë të tij, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen tuaj të madhe”, thuhet në telegram.