Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi familjen Demolli, pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të shquar të Kosovës, Arif Demolli.
“Shumë e nderuara Familje Demolli. Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, shkrimtarit të shquar të Kosovës e mikut tim të dashur, Arif Demollit. Ndarja nga jeta e Arifit, është një humbje e madhe për familjen, për miqtë, për letërsinë shqipe dhe për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Mustafa në telegramin e ngushëllimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Arifi, me veprën e tij letrare dhe veprimtarinë intelektuale, dha kontribut shumë të madh për zhvillimin e krijimtarisë artistike e letrare, si dhe të jetës arsimore e edukative në Kosovë. Brezat e sotëm dhe të ardhshëm, si dhe institucionet e Republikës së Kosovës do ta përkujtojnë përherë jetën dhe veprën e Arif Demollit. Andaj, më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj të madhe. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka thënë më tej Mustafa në telegram.