Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi për Rexhepin: Kosova humbi burrështetasin e shquar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vlerësoi lart figurën e Bajram Rexhepit, duke thënë se Kosova humbi burrështetasin e shquar.

"Ne do ta ruajmë përjetë kujtimin për të. Mençuria dhe largpamësia e tij do të jenë udhërrëfyes", tha presidenti i Kosovës në mbledhjen komemorative kushtuar Bajram Rexhepit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, shprehu ngushëllimet e tij për ish-kryeministrin Rexhepi duke thënë se ai do të mbetet në historinë e re të Kosovës, si politikan që e mbajti fjalën dhe për gjurmët e pashlyeshme që ka lënë ai në institucionet e Kosovës.

Një fjalë përshëndetëse në mbledhjen komemorative ka mbajtur edhe vajza e vetme e Rexhepit, Vanesa, transmeton KP.

Ish-kryeministri Bajram Rexhepi ka vdekur dje në një spital të Turqisë pas një sulmi në tru që ka ndodhur në prill të këtij viti.

Bajram Rexhepi do të varroset sot me nderime shtetërore në vendlindjen e tij në Mitrovicë.