Pas shtatë vjetëve të kaluara në burgun e “Idrizovës”, ish-pronari i televizionit A1, Velija Ramkovski sot është lënë i lirë, bën të ditur ina.
Ai u dënua me 13 vjet burg, por siç mësohet tani ka marrë leje të përkohshme për shërim, ashtu që sot u lirua nga burgu i Idrizovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo do të thotë se ai pas disa muajve do të kthehet në burg. Por nëse deri atëherë do të kalojë 8,6 vjet burg, atëherë ai do të jetë tërësisht i lire, për shkak se ka mbajtur 2/3 të burgut. Me këtë i mundësohet lirim me kusht.
Në moshë të thyer 70 vjeçare dhe me shëndet jo të mirë, ish-pronari i TV A1, Velija Ramkovski sot ka dalë nga burgu i Idrizovës.
