Ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O'Connell në një postim të vetin në Facebook ka thënë të jetë i pikëlluar për vdekjen e Bajram Rexhepit dhe ka evokuar takimin e vet të parë me të, transmeton Koha.net.
O’Connell ka shkruar:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Bajram Rexhepit. I shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Kosovës.
Bajramin e kam konsideruar mik. Për herë të parë e takova në vitin 2004 së bashku me Shefin e Misionit, dy ditë pasi arrita në Kosovë. Si diplomat i ri, isha shumë i emocionuar për takimin me Kryeministrin. Unë kurrë nuk isha takuar me dikë të nivelit aq të lartë apo të rëndësishëm. Kështu që unë kurrë nuk do të harroj mirëpritjen e Bajramit dhe sa më bëri të ndihem i lehtësuar. Ai ishte njeri i mirë dhe unë isha me fat që pata mundësinë ta njihja.