Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj nga Franca përkujton familjen Jashari

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka përkujtuar familjen Jashari me anë të një statusi në Facebook.

Haradinaj i cili po mbahet në Francë me vendim të gjykatës franceze, ka thënë se të gjithë të gjallët janë të vegjël para heroizmit të luftëtarëve të lirisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Postimi i Haradinajt:

Nuk ka ditë më të shënuar se sa dita e sotme! Nuk ka sakrificë më të madhe se sa sakrifica e Familjës Jashari! Të gjithë të gjallët janë të vegjël përpara heroizmit të luftëtarëve të lirisë, të prirë nga Adem Jashari, të cilët sot pushojnë në varrezat e Kompleksit Memorial në Prekaz. Ne u jemi borxhli të rënëve të lirisë, pa të cilët Kosova e lirë as që do të mund të imagjinohej! Ndjenja qenka edhe më e fortë, kur ngjarjet e tilla i kujton larg atdheut. Lavdi e përjetshme veprës heroike të tyre!