Gjithnjë e më shumë turizmi malor po tërheq vëmendjen e të huajve. Natyrë e egër dhe e paprekur nga dora e njeriut, traditat më të mira të mikpritjes, ushqim tradicional, peizazhe të paeksploruara në Shqipëri, gjithçka që mund të kërkojnë ata që janë të pasionuar pas turizmit malor.
Ekskursionet e gjata dhe ecjet e ngadalta në brigjet malore po bëhen aktivitetet më të rëndësishme turistike. Tani në stinën e verës ato kthehen më shumë në vëmendje, pasi gjatë dimrit pjesa më e madhe e tyre mbeten të izoluara nga dëbora.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë radhë janë Xhina nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Marajka nga Gjermania që kanë zgjedhur të nisin udhëtimin e tyre në Shqipëri duke nisur nga Malet e Kelmendit. Udhëtimi i tyre është përcjellë edhe nga ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Ministrja Milva Ekonomi në rrjetin social “facebook” thotë se Xhina dhe Marajka ndihen shumë të mirëpritura në tokën shqiptare.
“Udhëtimi i tyre ka nisur nga Kelmendi, Lepushë, ku morën pjesë në eventin e organizuar nga Bashkia e Malësisë së Madhe “Logu i Bjeshkëve 2017″. Ato janë mrekulluar nga natyra dhe ushqimi tradicional dhe bio i kësaj zone, por dhe nga mikpritja e banorëve. Dy vajzat do vazhdojnë të eksplorojnë Shqipërinë”, shkruan Ekonomi.