Veterania e arsimit, mësuesja e dalluar, Nadire Dida, ka ndërruar jetë dje dhe po dje është varrosur në Prishtinë.
E njohur jo vetëm si një mësuese e dashur për të gjithë ato gjenerata që u dha dije e dashuri për shkollën, historinë e kulturën shqiptare, Nadirja kujtohet edhe si një qendrestare në furtunat politike të kohës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke qenë bashkëshortja e Sedat Didës, kryeredaktorit të “Rilindjes” në kohë të rënda, kur ai u burgos e u dënua si një nga protagonistët e Procesit të njohur të Prizrenit, ajo ia doli në përballjet me persekutimet dhe përndjekjet e UDB-së ndaj bashkëshortit të saj dhe intelektualëve të pakët të atëhershëm shqiptarë.
Shumë intelektualë e personalitete të arsimit, të shkencës, kulturës, ekonomisë e të politikës në Kosovë kanë kaluar nëpër duart e mësuese Nadires.
Për përkushtimin e saj si mësuese e pedagoge ajo ka marrë mirënjohje e shpërblime.
Lajmin për vdekje e Nadires e ka bërë të ditur djali i saj, Agron Dida.
“Sot(më 20 gusht) i pushoi zemra e madhe Mësueses Nadire Dida. Varrimi bëhet sot në ora 16:45 në Prishtinë, ndërsa pamja bëhet në shtëpinë tonë në Bërnicë të Epërme, 700m nga rruga Prishtinë-Podujevë në drejtim të fshatit Siqevë, nga e hëna deri të mërkuren” ka shkruar në Facebook djali i të ndjerës – Agron Dida.