Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rreth 6 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të maturës në afatin e dytë

Rreth 6 mijë maturantë pritet që në fund të kësaj jave (më 25 gusht) t’i nënshtrohen testit të maturës. Prej tyre, afro 4 mijë janë që e kanë përfunduar këtë vit shkollën e mesme, por nuk e kanë kaluar provimin në afatin e parë, kurse rreth 2 mijë të tjerë që kanë mbetur pa e kaluar testin nga vitet e mëparshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) shprehen të gatshëm për mbajtjen e provimit shtetëror të maturës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ushtruesi i detyrës së drejtorit për zhvillimin e arsimit parauniversitar, Mustafë Kadriu, ka deklaruar për gazetën se pjesa e parë do të mbahet më 25 gusht, kurse pjesa e dytë e provimit më 30 gusht.

Afati i parë i mbajtjes së provimit të maturës ishte shoqëruar me parregullsi e shpërndarje online të testit në faqe të ndryshme në internet... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

https://online.koha.net/?id=22