Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zhvillimi ekonomik, peng i politikës

Vonesa në krijimin e institucioneve rrezikon të ndikojë negativisht në treguesit e zhvillimit ekonomik të vendit. Pas humbjes së kredisë 15-milionëshe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, mungesa e Kuvendit dhe e Qeverisë, në pamundësi të kalimit të disa ndryshimeve ligjore, po i pengon edhe disa projekte të tjera me rëndësi për ekonominë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Moskonstituimi i legjislativit dhe i ekzekutivit ka bërë që deri më tani të mos ketë rishikim të buxhetit të vitit 2017. Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një prononcim të mëhershëm për gazetën, ka thënë se mungojnë mbi 112 milionë euro që ishin paraparë të rialokoheshin me rishikimin buxhetor të këtij viti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo gjë e vështirëson sigurimin e mjeteve për disa projekteve, siç është ajo me Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, për të cilën fondet janë paraparë të merren nga AKP-ja, mirëpo për shkak se nevojitet ndryshim i Ligjit për AKP-në kjo gjë nuk ka qenë e mundur... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.