Emine Rama-Simnica ka më shumë se një vit që është dënuar nga dy shkallë të gjykatës për vjedhje sistematike të albuminave- produkt i cili përdoret tek pacientët në gjendje të rëndë të shtrirë në QKUK.
Ajo është dënuar fillimisht me 1 vit dënim me kusht në shkallën e parë, por Gjykata e Apelit e përmirësoi dënimin duke e kthyer në një vit e gjysmë burgim efektiv për infermieren, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRama Simnica e kishte pranuar fajësinë në gjykatë. Por një vit më vonë ajo as nuk e ka vuajtur dënimin e as nuk është larguar nga puna.
E vetmja masë që është marrë ndaj saj është ndërrimi i vendit të punës nga Klinika e Kirurgjisë, nga ku i ka vjedhur albuminat, në Qendrën e Shëndetit Mendor. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.