Ka rreth 6 vjet që paga minimale në Kosovë ka mbetur në 170 euro.
Këshilli Ekonomiko-Social ka dështuar për vite të tëra të rrisë pagën minimale në vend, e cila qe kategorizuar në dy nivele që në kohën e ministrit Rashiq, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i BSPK-së, Haxhi Arifi, ka një tjetër shpjegim rreth dështimit të ngritjes së pagës minimale në vend.
Ai thotë se fokusi i organizatës së tij ishte largimi i kuotës diskriminuese për të rinjtë nga 35 minimale e të cilëve ishte përcaktuar të jetë 130 euro.
Sipas gazetarit të ekonomisë, Zekirja Shabani, Inspektorati i Punës ka dështuar të luftojë ekonomitë joformale por edhe ato formale, të cilat punëtorët e tyre i kanë paguar me nga 100 euro në muaj.
Sidoqoftë, sipas të dhënave të EUROSTAT-it, të publikuara në fillimin e këtij viti, Shqipëria ka pagën më të vogël në Ballkan me 155 euro, e pasuar nga Kosova me 170 euro.
Pagën minimale më të madhe në rajon e ka Sllovenia me 805 euro, pastaj Kroacia 433 euro, Mali i Zi 288 euro, Serbia 250 euro dhe Maqedonia me 231 euro.