Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Klinika e Kirurgjisë Abdominale aplikon metoda të avancuara për operacione

Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po përdoren metodat e reja dhe të avancuara të punës përmes së cilave po realizohen operacione të komplikuara.

Një nga rastet e tilla të kryera në këtë klinikë, është edhe rasti i pacientit me karcinomë të pjesës së poshtme të rektumit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Klinika, ka realizuar operacionin që njihet si resekcion intersfinkterik i rektumit me anastomoze kolo-anale. Ky është pacienti i tretë që ka përfituar nga ky lloj intervenimi kirurgjik.

Operacioni është kryer nga ekipi operatore; Ass.dr. Enver Fekaj, dr. Arber Morina, dr. Idriz Memaj, dr. Nazim Musliu dhe anesteziologia, dr. Turkane Karabegu- Shehu, po ashtu, ekipi i intrumentarëve, infermierëve dhe teknikëve të anestezionit.

Pacientët me karcinomë të pjesës së poshtme të rektumit më herët janë trajtuar me një modalitet tjetër kirurgjik që njihetsi ekstirpim abdomino-perineal i rektumit, operacion ky që ka përfunduar me kolostomë (është nxjerrë zorra e trashë në lëkurë dhe përmbajtja e saj është grumbulluar në qese të posaçme. Zorra e trashë në lëkurë ka pasur karakter të përhershëm).

Modaliteti i ri kirurgjik ( resekcioni intersfinkterik i rektumit me anastomoze kolo-anale), mundëson që pacienti të mos ketë nevojë për kolostomë ngase rivendoset kontinuiteti i traktit gastrointestinal( d.m.th. nuk vendoset zorra e trashë në lëkurë, ngase mundësohet defekimi sikurse para intervenimit me rrugë natyrale).

Ky lloj intervenimi mund te realizohet tek ata pacientë me karcinomë të pjesës së poshtme të rektumit, nëse nuk ka infiltrim të strukturave fqinje me rektumin dhe nuk ka metastaza.

Pacienti qe është trajtuar me këtë lloj intervenimi është në gjendje të mirë shëndetësore, si në aspektin lokal ashtu edhe në aspektin e përgjithshëm.