Avni Mazrreku, ekspert i çështjeve të Bashkimit Evropian, nuk beson se Britania do të dalë nga blloku, megjithëse shumica e britanikëve votuan në referendumin e qershorit të vjetëm për t’ua kthyer shpinën 27 shteteve të tjera anëtare.
Madje beson se Bashkimi Evropian, jo vetëm që do ta mbajë shtetin ishullor brenda, por e ka të domosdoshme që të zgjerohet me anëtarë të rinj në Ballkan që t’i dëgjohet zëri dhe të jetë faktor vendimtar në skenën botërore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, bota më nuk ka një “qendër të vetme” graviteti, si pas Luftës së Ftohtë, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dominuan botën si ekonomia më e fuqishme.
Prishja e Bashkimit Sovjetik i dha fund edhe botës bipolare. Mendon se ndërhyrja humanitare e NATO-s në Kosovë dëshmoi pikën kritike të botës unipolare, të dominuar nga Perëndimi... (intervistën e plotë lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.