Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi “propozon ilaçin” për zgjidhjen e krizës politike në vend

Monitoruesi i punës së Kuvendit të Kosovës, Albert Krasniqi nga KDI, ka marrë një shembull nga Senati Amerikan, për të “propozuar” zgjidhjen e krizës politike në vend.

Është ndalur te një sekuencë nga seria “House of Cards” ku senatorët detyrohen të marrin pjesë në seancë për të siguruar kuorumin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një veprim i ngjashëm ka ndodhur edhe në të vërtetë. Në shkurt të vitit 1988, policia e Senatit Amerikan kishte sjellë në këtë mënyrë senatorin Bob Packwood në seancë. Kjo ndodhi pasi Senati kishte urdhëruar arrestimin e senatorëve që mungonin dhe pamundësonin mbajtjen e seancës”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Image

“Ilaç i mirë kishte qenë edhe për Kuvendin e Kosovës”, ka shtuar më pas ai.

Kujtojmë se në bazë të Kushtetutës, propozimi për kryetar të Kuvendit i takon subjektit i cili ka marrë më së shumti vota në zgjedhje. Në zgjedhjet e 11 qershorit i pari ka dalë koalicioni PAN, por që në mungesë të votave të nevojshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit po bojkoton seancat.