Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shteti paguan 250 mijë euro për aparaturën që nuk e shfrytëzon

Kosova do të detyrohet të paguajë qindra e mijëra euro penallti për shkak se nuk po mund ta sjellë aparaturën e angiografit, të blerë 2.1 milionë euro nga Austria në Kosovë.

Kjo aparaturë është blerë qe më shumë se një vit nga Qeveria e Kosovës përmes një kredie të butë, ndërsa afati i fundit që të sjellë në Kosovë ishte muaji prill. Për çdo muaj që vonohet sjellja e kësaj aparature Kosova do t’i paguajë “qira” kompanisë austriake rreth 50 mijë euro, shkruan sot "Koha Ditore".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri tash sjellja e kësaj aparature është vonuar qe më shumë se katër muaj, që i bie rreth 250 mijë euro humbje. Humbja pritet të jetë me e madhe për shkak që hapësira ku do të vendoset kjo aparaturë nuk është as gati.

Në QKUK nuk kanë dhënë shumë informata për pajisjen e re, e cila do të mundësonte vendosjen e stentave gjatë 24-orëve e jo 12 orë siç është tani...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.