Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet që përdorimi i veturave zyrtare të kufizohet me ligj

Ishte dita e fundit e fushatës dhe të shumtë ishin ata që po synonin të zinin një vend në palestrën “1 Tetori”, për tubimin përmbyllës të koalicionit PAN.

Por, problem paraqiste një veturë, që ishte parkuar para njërës prej hyrjeve të sallës, raporton KTV. Vetura i takonte Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prej përfundimit të fushatës, kur veturat zyrtare shfrytëzoheshin për qëllime të partive, në kohën më të nxehtë të vitit, veturat zyrtare si zakonisht, janë hasur në kufij rrugës për bregdet, fundjavave e secilën ditë tjetër.

Qytetarët vazhdojnë të dërgojnë fotografi të tilla në adresë të KTV-së.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, ky fenomen ka shënuar rritje, e një gjë e tillë, do të vazhdojë edhe tani në fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale.

Për t’i dhënë fund keqpërdorimit, Jeton Zulfaj nga Lëvizja “Fol”, thotë se duhet nxjerrë një ligj, që do të rregullonte dhe kufizonte qasjen në to dhe që do të parashihte masa ndëshkimore për keqpërdoruesit.

Zulfaj e përmend shembullin e shtetit të Kroacisë, që me legjislacion e ka të rregulluar këtë problematikë.

KTV-ja i është drejtuar në fillim të javës Ministrisë së Administratës Publike me pyetje lidhur me raportimet për keqpërdorim të veturave zyrtare, nëse është ndërmarrë ndonjë masë për këtë dhe lidhur me pajisjet GPS, që u janë vendosur disa prej veturave zyrtare.

Përveç që nuk kanë dërguar një përgjigje me shkrim, as thirrjet telefonike në numrin e Zyrës për media të Ministrisë që udhëhiqet nga Mahir Yagcilar, nuk kanë marrë përgjigje.

Kjo Ministri, nga mbi 3 mijë vetura zyrtare që llogaritet se janë, deri në vitin 2015 kishte arritur t’i pajisë me GPS mbi 1600 prej tyre, por të cilat sërish nuk mund të monitoroheshin, pasi nuk ishin të abonuara në rrjet.

Së fundmi edhe komunat, si ajo e Prizrenit dhe e Prishtinës, kanë filluar një projekt të tillë, me vendosjen e pajisjeve GPS në vetura.