Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Americares i dhuron Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë Afatinab me vlerë 500 mijë dollarësh

Prishtinë -18 gusht - Afatinab vjen si medikament në Kliniken e Onkologjjisë në QKUK, një donacion tjetër nga Americares përmes partnerit vendor Aksioni për Nëna dhe Fëmijë. Pas donacioneve të shumta dhe përkrahjes së madhe, Americares dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë vazhdojnë të ndihmojnë dhe të mbulojnë nevojat e spitaleve me medikamente të ndryshme. Kësaj radhe sjell Afatinabin, donacion ky që tejkalon vlerën prej $500,000.

Afatinibi është medikamet i cili përdoret për trajtimin e kancerit te mushkërive. Ky medikament vepron si barrierë, e cila ngadalëson ose ndal zhvillimin e qelizave të kancerit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Americares vazhdon të mbështesë punën e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe të mbulojë nevojat e spitaleve për medikamente në vazhdimësi, duke adresuar edhe nevojat specifike të spitaleve si Klinika e Onkologjisë, ku trajtohen edhe nënat me sëmundjen e kancerit, që kanë mungesa të vazhdueshme të medikamenteve esenciale në shërbimet e tyre. Ne rastin konkret shpresojmë qe ky donacion të ketë vazhdimësi dhe të përkrahet në nivel institucitonal", theksoi Dafina Krasniqi nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Arritja e kontigjentit të katërt në Kosovë u mundësua falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët” në Kosovë dhe “Meet Us Halfway” në Nju Jork.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është fondacion humanitar që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë.

{gallery}