Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bota sot shënon Ditën e Gjeologjisë, por jo edhe Kosova

18 gushti është data ku shënohet Dita ndërkombëtare e gjeologjisë, shkencë kjo që shfrytëzohet për të zhvilluar shtetin nëpërmjet zbulimit të pasurive nëntokësore. Megjithatë, kjo ditë nuk shënohet në Kosovë.

Gjeologjia është shkenca që studion tokën në mënyrë të gjithanshme. Ajo mundohet të shpjegojë se si është formuar toka dhe si ndryshon ajo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo shkencë gjen zbatim në studimin e vendburimeve të mineraleve të ngurta, naftës, materialeve të ndërtimit dhe burimeve të ujërave nëntokësore.

Gjeologë shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri kanë zbuluar deri tani 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, 7 vendburime bitumi dhe mbi 500 vendburime minerale.

Ndërsa, në Kosovë kohë më parë një banor i fshatit Torinë të Komunës së Lipjanit, zbuloi se në tokën e tij ka gaz, ku u kërkua që institucionet përkatëse të zhvillojnë një studim gjeologjik për të konstatuar gjenezën, përbërjen dhe potencialin real të rrjedhës së këtij gazi.