Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM2 2017. Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017 (TM2 2017) vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 1.95 mijë tonë, kurse sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale, është 1 599.1 GWh dhe në hidrocentrale është 75.4 GWh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSa u përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të dytë vitit 2017, Kosova ka importuar 78.5 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë, pra TM2 2017, Kosova ka eksportuar 459.7 GWh energji elektrike.
Në tremujorin e dytë të vitit 2017 sasia e energjisë elektrike e konsumuar në Kosovë është 938.9 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2016), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ngritur për 13%.
Për më shumë informata lidhur me “Bilanci i Energjisë në Kosovë” për TM2 2017 vizitoni:
http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/energjia