Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emin Beqirit i ndërrohet vendi i punës deri në përfundimin e hetimeve kundër tij

Emin Beqiri ka më shumë se një javë që nuk është drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës. Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës që t’ia ndërrojë vendin e punës, pasi Prokuroria Speciale po e heton në lidhje me rastin e mbylljes së një hetimi me para, ku dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe Beqiri.

Gazeta ka mësuar se Beqiri është transferuar si zyrtar i administratës në Njësitin e Policisë Speciale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rekomandimin për transferim të tij për gazetën e ka konfirmuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) lidhur me rastin dhe zyrtarin në fjalë i ka rekomanduar Policisë së Kosovës më 07.08.2017 masën administrative të transferit deri në përfundim të procedurës hetimore, dhe ky rekomandim është zbatuar nga Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.