Debati i hapur rreth komandantëve të UÇK-së dhe një shkrim i botuar së fundi, sipas gazetarit Parim Olluri, mund të jenë arsyet e sulmit fizik që i ndodhi natën e kaluar.
Kundër sulmit ndaj gazetarit Olluri, përveç gazetarëve dhe shoqërisë civile, kanë reaguar edhe krerët institucionalë, të cilët kanë kërkuar zbardhjen e këtij rasti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo kthehej në shtëpi në orët e mbrëmjes bashkë me të fejuarën, në momentin kur është sulmuar fizikisht gazetari Parim Olluri.
Sulmi ka ndodhur në rrugën ‘Bajram Kelmendi’ në Prishtinë, derisa e fejuara e tij është alivanosur gjatë rrahjes së gazetarit.
Olluri, i cili ka marrë lëndime të lehta, ka thënë se është sulmuar nga tre persona.
Një shkrim i ditëve të fundit, për komandantët e UÇK-së, ku përmendet edhe Adem Jashari, Olluri thotë se mund të jetë arsyeja e këtij sulmi.
Lidhur me sulmin, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka njoftuar edhe organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve, me qëllim të sensibilizimit dhe ndriçimit të sulmeve të tilla ndaj gazetarëve.
Përveç kolegëve gazetarë, kundër këtij sulmi kanë reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa.
Policia, ndërkaq, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin.
Sipas të dhënave, vetëm gjatë vitit 2017, në Kosovë kanë ndodhur 9 sulme ndaj gazetarëve.