Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosovës i duhet Ligji për ekofonde, me 5 inspektorë nuk mbrohet ambienti

“Let’s Do It Kosova” së bashku me akterë përgjegjës të mjedisit ka mbajtur sot në Mitrovicë tryezën, në të cilën është diskutuar për implementimin dhe promovimin e Urdhëresës Administrative për Gjoba Mandatore.

Kjo ishte tryeza e tretë e organizuar në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, “Let’s Do It Legal”, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ndërsa implementohet nga “Let’s Do It Kosova”. Projekti mbështetet edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të pranishëm në tryezë ishin përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët fillimisht prezantuan Urdhëresën Administrative, për të vazhduar më pas zbatimin në praktikë të kësaj Urdhërese.

bë e ditur se në kuadër të MMPH-së operojnë vetëm pesë inspektorë që inspektojnë çështjet mjedisore. Sipas zyrtarëve të Ministrisë, ky numër i vogël i inspektorëve paraqet problem për inspektimin e tërë territorit të Kosovës, andaj sipas tyre, është më se i nevojshëm një bashkëpunim mes nivelit qendror dhe lokal, zyrtarëve policorë si dhe shoqërisë civile.

Ndër të tjera, zyrtarët e Ministrisë thanë se deri më tani nuk janë të kënaqur me zbatimin e Urdhëresës Administrative për gjoba mandatore.

Ndërsa, përfaqësuesi policor gjatë tryezës tha se nuk ka ndonjë forcë detyruese që qytetarët të paguajnë gjobat, të cilat u shqiptohen. Po ashtu, u tha se zyrtarët policorë ende nuk janë pajisur me tiketa mandatore, andaj edhe nuk janë shpërndarë gjoba deri më tani.

Në tryezë morën pjesë edhe përfaqësues nga komunat e rajonit të Mitrovicës, sipas të cilëve më problem paraqet mënyra e ekzekutimit të dënimeve, se sa numri i inspektorëve mjedisorë, ndonëse është i ulët.

Përfaqësuesit komunalë thanë ndër të tjerash se kompanitë e pastrimit nuk ofrojnë shërbim për të gjithë qytetarët, ku këta të fundit ankesat kryesore i drejtojnë komunës.

Po ashtu, u përmenden raste konkrete të shqiptimit të gjobave ndaj qytetarëve të pandërgjegjshëm, ndonëse numri i tyre ishte i ulët.

U tha se në këtë rajon ka bashkëpunim të mirë mes zyrtarëve komunalë dhe atyre policorë.

Një nga sfidat me të cilat përballen aktorët përgjegjës të mjedisit është mos-pagesa e gjobave që u shqiptohen qytetarëve, andaj u përmend si mundësi që inkasomi i tyre të bëhet përmes përmbaruesve privat.

Disa nga rekomandimet që u përmenden nga Let’s Do It Kosova në këtë tryezë ishin ngritja e kapaciteteve të ndërmarrjeve të pastrimit, për të cilat u tha se nuk janë në nivelin më të mirë. Pastaj, u përmend edhe problem i deponive inerte, shumica e të cilave janë me mbetje ndërtimore, andaj komunat duhet të mendojnë në këtë drejtim. Së fundmi u përmend rritja e buxhetit të komunave për mjedisin, meqë u tha se mjedisi ende nuk është prioritet, madje as në nivelin qendror.

Në tryezë u tha se është e nevojshme që të bëhet presion i vazhdueshëm për miratimin e Ligjit për Ekofonde. U tha se nëse ai Ligj nuk miratohet, atëherë mund të kërkohet që fondet që mblidhen nga gjobat, të kthehen si investime për mjedisin.

Si rekomandim u ngritë përmirësimi i bashkëpunimit mes shoqërisë civile, përfaqësuesve komunalë dhe aktorëve të tjerë përgjegjës për mjedisin. Po ashtu, u rekomandua që të bëhet fushatë më e madhe vetëdijesuese për informimin lidhur me Urdhëresën Administrative për Gjoba Mandatore si dhe u rekomandua që gjobat që shqiptohen të ekzekutohen në mënyrë që qytetarët të bëhen më të vetëdijshëm.

Të gjithë pjesëmarrësit në tryezë u zotuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe më tej, me qëllim të promovimit dhe zbatimit të Urdhëresës Administrative për Gjoba Mandatore.