Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Xhaferi: Ligji për shqipen më 13 shtator para deputetëve të Maqedonisë

Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve më 13 shtator do të jetë përpara deputeteve. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, në intervistë për TV21, konfirmoi se menjëherë pas festës së bajramit, propozimi i qeverisë do të jetë në rend të ditës. Siç informuan, nga qeveria, ligji do të votohet me procedurë të shpejtë. Opozita që kur propozim-ligji kaloi në Qeveri, bëri të ditur se nuk do ta përkrah, dhe se është antikushtetues.

“Mund të llogaritet, dhe mund të prisni që në seancën që do të thirret më 13 shtator të llogaritni që një nga pikat, gjegjësisht pika e parë të jetë propozim-ligji për miratim të ligjit për përdorimin e gjuhëve”, u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo