Edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, sulmi ndaj gazetarëve është i papranueshëm e patolerueshëm.
“Lajme të tilla, sikur ky për sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri, që tregon edhe për cenim të shprehjes së lirë dhe sigurisë fizike të gazetarëve, na lëndojnë të gjithëve. Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin sa më shpejt këtë rast duke e trajtuar me prioritet. Sidoqoftë, nuk ka asnjë arsyetim mbi këtë ngjarje të shëmtuar e gjithashtu nuk ka kurrfarë justifikimi që zbardhja e këtij rasti të zvarritet si njëra prej lëndëve të pazgjidhura nga organet e drejtësisë”, thuhet në reagimin e LVV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne i urojmë shërim gazetarit Parim Olluri dhe bashkëshortes së tij dhe shpresojmë ta tejkalojnë lehtësisht këtë ngjarje. Liria e shprehjes e kritikës duhet të mbetet një prej shtyllave që kërkojnë më së shumti angazhim për t'u realizuar si shoqëri demokratike. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje shprehin solidaritetin e tyre me gazetarin Olluri”, thuhet më tej në reagim.