Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, priti në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, takim në të cilin ministrja vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale mes dy shteteve, duke thënë se hapja e ambasadës së Suedisë në Kosovë është dëshmi shtesë në këtë pikëpamje dhe uroi ambasadorin Nilsson për misionin e tij historik si ambasadori i parë i Suedisë në shtetin e ri të Kosovës.
Në takim, Tahiri foli për progresin e përgjithshëm të Kosovës dhe të gjitha angazhimet për reformat evropiane, duke thënë se orientimi euroatlantik i Kosovës po realizohet përmes përkushtimit tonë për të jetësuar vlerat perëndimore në vendin tonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova mbetet e përkushtuar për të avancuar marrëdhëniet pozitive me shtetet fqinje dhe gjitha vendet në botë dhe shquhet si promotore e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë”, tha ministrja Tahiri, duke shtuar se këtë qasje të matur e dëshmuam edhe duke qenë të palëkundur në mbrojtje të sovranitetit përballë provokimeve destabilzuese që erdhën nga shteti fqinjë kohët e fundit.
Ndërkaq, ambasadori Nilsson vlerësoi lartë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Suedisë, duke konfirmuar edhe njëherë përkrahjen e Suedisë për rrugën e Kosovës për tu bërë pjesë e strukturave euro-atlantike, BE-së, NATO-së dhe OKB-së.
“Ne do të vazhdojmë përkrahjen e fuqishme për zhvillimin e shtetit të Kosovës”, tha Ambasadori, duke shtuar se politikat e fqinjësisë së mirë në rajon janë në interes të gjitha vendeve të rajonit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.