Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi e quan të patolerueshëm sulmin ndaj Parim Ollurit

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj sulmit mbi gazetarin Parim Olluri.

E ka cilësuar këtë akt si të patolerueshëm në shtetin të cilin, siç ka thënë, e kemi ndërtuar mbi vlerat e demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe shprehjes së lirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lexo edhe: Sulmohet gazetari Parim Olluri, AGK dënon sulmin ndaj tij

“Parimit dhe bashkëshortes së tij u uroj shërim të shpejtë, derisa nga organet kompetente kërkoj veprime të vendosura dhe të shpejta, në mënyrë që sulmuesit të dalin para drejtësisë. Gazetarët nuk duhet të dekurajohen nga akte të tilla kriminale. Përkundrazi! Ata duhet të vazhdojnë, me një vendosmëri të pathyeshme, rolin e tyre të pazëvendësueshëm në një shoqëri demokratike”, ka shkruar Thaçi.