Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“VV duhet të tregojë a i kanë pasur për propagandë sulmet ndaj LDK-së”

Driton Selmanaj, deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës nga LDK, rrjedhimisht nga koalicioni LAA, në Interaktiv të KTV-së, ka folur për mundësinë e një koalicioni të mundshëm me Vetëvendosjen, në rast të dështimit të formimit të Qeverisë nga Haradinaj.

Ai thotë se nëse Haradinaj, pas konstitutimit të Kuvendit, nuk arrin të bëjë Qeverinë, atëherë janë në dispozicion 10 ditë në bazë të Kushtetutës, “dhe atëherë LDK do të hyjë në bisedime me të gjitha partitë, përveç PDK-së, dhe LDK e ka si parakusht që ne të udhëheqim me Qeverinë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo sepse për herë të parë në Kosovë kemi pasur një qeveri të përgjegjshme, pa asnjë aferë korruptive... Si e tillë, LDK i ka kapacitetet e nevojshme që garanton se Kosova do të ecë drejt integrimeve evropiane”, tha Selmanaj.

Megjithatë, thotë se në rast të bashkëpunimit me VV-në, atëherë do të bisedohej më gjerë me ta, sepse “nuk e konsiderojmë një bashkëpunim të përshtatshëm me ta”.

“Ata duhet të sqarojnë se a e shohin Isa Mustafë si kriminel. E kanë sulmuar shtëpinë e tij, veturën e tij, është sulmuar ai direkt, me gjësende të ndryshme që kanë mundur të rrezikojnë jetën e tij. E nëse VV mendon se Isa Mustafa është kriminel, atëherë nuk e di si mund të bashkëpunojmë. Por nëse e kanë pasur për propagandë, le të tregojnë dhe ta kuptojë popullata se si ka qenë qasja e tyre ndaj LDK-së”, u shpreh deputeti i LDK-së.

Selmanaj thotë se LDK nuk ka folur asgjë kundër VV-së përveçse atyre që kanë qenë të dukshme.

“Kanë hedhur gaz lotsjellës, kanë përdorur koktej molotoi, e kanë djegur Qeverinë, e kanë sulmuar shtëpinë e kryeministrit. Këto gjëra dihen. Ata duhet të kërkojnë falje. Këto nuk janë mjete politike, por parapolitike. Por, mendoj se ata kanë filluar të transformohen, ndonëse vetëm vizuelisht dhe jo në përmbajtje. Por ky evoluim ende nuk është i shëndosh për të na bindur se janë në rrugë të drejtë. Nëse e dëshmojnë se i kanë hequr ato metoda, atëherë mund të na bindin se kanë seriozisht edhe kjo do të na gëzonte”, potencoi Selmanaj.

Megjithatë, ai thotë se LDK është e gatshme edhe të qëndrojë në opozitë për shkak të bashkimit të pothuajse të gjitha partive që dolën kundër kësaj partie për ta rrëzuar nga Qeveria.

Sipas tij, për LDK-në ka qenë sakrificë për të hyrë në koalicion me PDK-në më 2014, sepse “për shumë deputetë është sakrificë të votohet Thaçi për president e të votohet Veseli për kryeparlamentar”.