Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rusia kërkon nga Kosova zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, ka kritikuar sot Prishtinën zyrtare se nuk është duke përmbushur marrëveshjet e Brukselit.

Gjatë fjalës së tij në New York, ku po mbahet seanca e rregullt e KS të OKB-së për gjendjen në Kosovë, diplomati rus tha se politikanët në Prishtinë po ndihen të mbrojtur dhe se nuk po përmbushin marrëveshjet e arritura në dialogun e zhvilluar në Bruksel, transmeton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nebenzya ka thënë po ashtu se Rusia kërkon garanci për sigurinë e serbëve në Kosovë, ndërkohë që ka kundërshtuar kërkesën për përfundimin e misionit të UNMIK-ut, pasi sipas tij nuk ekziston asnjë arsye për këtë.

Ai ka paralajmëruar “për rrezikun nga radikalët islamikë” dhe dënoi “fjalorin e NATO-s me të cilën kohë më parë paralajmëroi Prishtinën lidhur me aktivitetet ruse në Kosovë”.

Diplomati rus ka tërhequr vërejtjen për pasoja të mundshme të një politike të tillë, sidomos në Maqedoni dhe Mal të Zi.