Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku është shpalosur raporti 3 mujorësh për Kosovën, ka thënë se Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, nuk është kosovare, por shqiptare dhe se shteti i saj është Shqipëria, raporton B92.
Duke folur për serbët e zhdukur, të vrarë e të dëbuar nga Kosova, Daçiq ka pyetur se përse nuk flitet më për këtë temë në raportet e KS të OKB-së dhe se apo legjitimohet ky fakt në këtë mënyrë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“A nënkupton kjo se këtu po mendohet që historia nis nga momenti i shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës?”, ka pyetur Daçiqi, transmeton Koha.net.
Ai tha se Serbia është për një zgjidhje të përhershme.
“E deri tek kjo mund të vihet vetëm duke respektuar interesat legjitime të serbëve dhe shqiptarëve. Të mos vijë dikush e të thotë ‘ky është një shtet i ri’, e të mos e pyes asgjë shtetin në të cilin gjendet, është diçka që, nëse paraqitet si e drejtë ndërkombëtare, mund të prish secilin prej vendeve tona”, ka thënë Daçiq.
Sipas tij, përfaqësuesit e, siç thotë ai, “Prishtinës”, nuk janë kosovarë, por shqiptarë.
“Nuk jemi duke folur për të drejtën e një populli për vetëvendosje. Kolegia Çitaku nuk është kosovare, ajo është shqiptare. Ajo e ka shtetin e saj e ai është Shqipëria. Po flasim për një pakicë kombëtare e cila ka jetuar në territorin e Serbisë dhe Jugosllavisë, e cila ka themeluar një shtet të ri. Ne dëshirojmë të bisedojmë edhe për këtë, por nëse nuk keni se çfarë të bisedoni me ne, atëherë lirisht bëni çfarë të dëshironi, por mos e thirrni Serbinë”, ka thënë Daçiqi, transmeton Koha.net.
Daçiq ka kritikuar ashpër mos zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe lirimin e disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Ministri serb i Jashtëm, Daçiq, u ka bërë thirrje anëtarëve të KS të OKB-së që të mos e relativizojnë çështjen e mos-zbatimit të marrëveshjes së Brukselit duke theksuar se për këtë janë fajtore të gjitha palët.
“Më mirë të thuhet ‘nuk do të realizojmë marrëveshjen e Brukselit’ dhe në këtë kuptim pres vlerësimin tuaj objektiv të situatës, e jo të relativizoni”, ka thënë Daçiq.
Duke folur për dialogun mes dy vendeve, Daçiq tha se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë të marrë pjesë në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme në dialog, por ka thënë se pala kosovare po paraqet pengesa dhe nuk ka vullnet politik për të arritur përparim të vërtet në normalizimin e marrëdhënieve.
Ai ka ftuar KS të OKB-së, por edhe BE-në dhe bashkësinë ndërkombëtare, që t’i bëjnë presion Kosova për të formuar Asociacionin e komunave serbe, transmeton Koha.net.
“Pengimi i formimit të ‘ushtrisë së Kosovës’ ka treguar qartë se Prishtina mund të pranojë, edhe mirë, sugjerime nga bashkësia ndërkombëtare”, tha kryediplomati serb.