Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëri: 400 subjekte ushqimore pa kushte sanitare

Rreth 400 subjekte në zonat turistike, mes të cilave markete, restorante, “Fast food” dhe pastiçeri kanë rezultuar jashtë kushteve higjieno-sanitare nga kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

AKU njofton se ka kryer rreth 1300 inspektime në Durrës, Vlorë, Fier, Shkodër, Korçë dhe Lezhë nga muaji qershor në muajin gusht. Autoriteti thotë se ka paralajmëruar 377 operatorë për plotësimin e kushteve higjieno-sanitare, kryerjen e analizës së ujit, pajisjen me libreza shëndetësore të personelit dhe hartimin e planit të masave kundër dëmtuesve, brejtësve dhe insekteve, transmeton tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

7 biznese në zonën e Vlorës nuk kanë korrigjuar parregullsitë brenda afatit dhe ndaj tyre AKU ka marrë masën e ndëshkimit me gjobë në vlerën e 950 mijë lekëve. AKU thotë se në dhjetëra raste ka analizuar kampionët e vajit për skuqje në restorante dhe në “Fast food”, por vlerat kanë rezultuar brenda standardeve.

Gjithashtu janë marrë mostra të produkteve në pastiçeri dhe restorante për kryerjen e analizave mikrobiologjike. Disa prej tyre kanë rezultuar brenda standardeve, ndërsa për të tjerat pritet rezultati nga laboratorët.

Ndërkohë, pushuesit në zonat bregdetare reklamojnë shpesh rastet e cilësisë së ulët të ushqimeve e shërbimeve dhe në spitale nuk kanë munguar rastet e helmimit.