Përfaqësuesi i AAK-së në takimin konsultativ të partive politike, Pal Lekaj, ka akuzuar Vetëvendosjen për fyerje ndaj uck-së në fjalimet që i kanë mbajtur deputetët e VV-së në seancat e dështuara konstitutive.
“Nuk ka nevojë askush të na shesë mend këtu sepse ka të atillë që vuajtjet e popullit i kanë parë vetëm në media e sot e keqpërdorin foltoren për tëfyer atë që kemi më të shenjën, luftën e UÇK-së. Ju e keni shfrytëzuar pa kuorum foltoren për të fyer ata që falë tyre jemi këtu e këtu e fjalën për Vetëvendosjen”, ka thënë Lekaj, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne ju kemi bërë të qartë se nuk marrim pjesë në seanca. Është permendur edhe dita e enjte dhe e premte, kemi kërkuar që kjo të votohet e ju nuk keni dashur. Ne nuk do ta bojkotojmë seancën e radhës e caktojmë edhe datën edhe orën. Mos ejani këtu me na shitë pallavra e mos ejani me na tregu se sa e doni qytetarët”, u është drejtuar Lekaj përfaqësuesve të VV-së dhe LAA-së.