Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj: Nuk po bllokojmë por po shfrytëzojmë të drejtën kushtetuese

Përfaqësuesi i PDK-së, Enver Hoxhaj në takimin konsultativ të partive politike, ka propozuar datën 24 gusht për vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë mbledhjes ai ka konfirmuar se kandidat i PAN-it për kryetar të Kuvendit do të jetë Kadri Veseli, derisa mos praninë e PAN-it në seancat e dështuara konstitutive Hoxhaj nuk i quajti bllokadë, por shfrytëzim, siç tha ai, i të drejtës kushtetuese, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për neve si koalicion fitues është dashur kohë të koordinohemi e konsultohemi. Në emër te PDK shpreh shqetësimin tonë se si janë organizuar seancat. Përtej kësaj qëllimi i zgjedhjeve të parakohshme nuk ka qenë qëllimi vetëm për krijimin e një qeverie e kuvendi të ri por për t'i quar përpara temat e mëdha e jo vetëm ndryshimi i një formule qeverisëse e prandaj neve si koalicion na është dashur kohë t’i koordinojmë objektivat. Nuk ka pasur bllokadë por ne e kemi shfrytëzuar të drejtën tonë kushtetuese”, ka thënë Hoxhaj.

“Janë pjekur kushtet për seancën e radhës mendojmë që seanca e radhës në të cilën merr pjesë koalicioni jonë që kandidat do të jetë Kadri Veseli e propozojmë që seanca të mbahet me 24 gusht”, ka konfirmuar ai.