Për sot, në orën 11:00 nga koalicioni LAA, është ftuar mbajtja e një takimi të partive politike. Takimi do të nisë vetëm një orë pas atij konsultues të thirrur nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci.
Ideja e këtij takimi është propozuar dje nga Avdullah Hoti, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar pas bojkotit nga ana e PAN-it, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përveç PAN-it, janë të ftuara të gjitha partitë politike, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile e mediave”, ka thënë deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku për televizionin.
Avdullah Hoti ka propozuar që të shikohet mundësia që Gjykatës Kushtetuese t’i drejtohet pyetje, për të parë nëse PAN-i konsumon të drejtën për të propozuar kryeparlamentarin, meqenëse nuk po e shfrytëzon këtë të drejtë.
Por, që deputetët të dërgojnë pyetje në këtë fazë në Gjykatën Kushtetuese, po shihet si e pamundur, meqenëse nuk ekziston asnjë vendim të cilin 10 deputetë do të mund ta kontestonin brenda 8 ditësh.