Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ushtrim i gjerë fushor me skenar “Rrëzimi i Aeroplanit Komercial” në Kosovë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent-AME e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me mandat koordinues qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, me përkrahje, organizim dhe asistencë nga Komanda e KFOR-it dhe me pjesëmarrjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, prezentë në Kosovë që kanë mandat reagimin në incidente specifike, kanë planifikuar realizimin e Ushtrimit Fushor “MASCAL 2017” me skenar: “Rrëzimi i Aeroplanit Komercial”, ku si pasojë ka lëndime në masë.

Zhvillimi i ushtrimit do ta testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për Menaxhimin Emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare prezentë në Kosovë, për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit vendor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Objektivat kryesore të ushtrimit janë, Komunikimi dhe Koordinimi në incidente të karakterit kombëtar, Reagimi i koordinuar midis faktorit vendor dhe ndërkombëtar, bazuar në Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Emergjencave (SIME) dhe Planin e Reagimit Kombëtar (PRK), si dhe Rimëkëmbja pas situatave të kësaj natyre.

Në ushtrim do të marrin Pjesë:

- Agjencia e Menaxhimit Emergjent-Planifikimi dhe koordinimi

- Aeroporti i Gjakovës – vendimmarrja

- Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës - AACK

- Komisioni për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve Aeronautike - KHAIA

- Reaguesit e parë si Zjarrfikësit, Shërbimet mjekësore emergjente dhe Policia e Kosovës,

- Reaguesit e dytë: Forca e Sigurisë së Kosovës dhe

- Reaguesi i tretë, KFOR-i.

Ky ushtrim planifikohet që të mbahet në javën e fundit të muajit gusht.