Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli: PAN-i po e shkel Kushtetutën me bojkotin e saj

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka konkluduar se koalicioni PAN, me mos-marrjen pjesë në seancat konstitutive, e ka shkelur Kushtetutën e vendit.

Përmes një statusi në Facebook, Pacolli i është referuar rastit nr. KO 29/2011, pikat 79, 80, 81, 82, 83 dhe 84, në të cilin vendim, siç shkruan ai, argumentohet mbi bazën e Kushtetutës, rregullores së Kuvendit pse deputeti duhet të marrë pjesë në seancat plenare dhe se mospërmbushja e këtij detyrimi, është shkelje e kushtetutës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pse e bën PAN-i këtë? A nuk është Kushtetuta e barabartë për të gjithë? Kjo situatë, na çon sërish në përfundimin se Gjykata Kushtetuese, e përdorur politikisht, nuk ka kurrfarë autoriteti. Kriza e sotme në Kosovë e ka një kapak gjoja kushtetues, që e ka nxitur atë. Çuditërisht tek ne, është Gjykata Kushtetuese që e thirrur për t’i zgjidhur krizat, i ka thelluar ato. Dhe ka krijuar pretekste për kriza të reja”, ka thënë Pacolli, raporton Koha.net.

Ai ka kujtuar edhe vendimin për ndërprerjen e mandatit të tij si President i vendit në mars 2011 duke thënë se kjo ishte ndërhyrje në veprimtarinë e Kuvendit të Kosovës.

“Vendimi për mosndërprerjen e mandatit të zonjës Jahjaga në korrik 2012, shkeli një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit nga populli dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor. Vendimi për mandatarin e krijimit të qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në korrik 2014, krijon pretekste për kriza të reja. Ata që në këto 3 raste e përdorën Gjykatën Kushtetuese, sot as nuk duan ta përfillin vendimin e saj që e dënon bojkotin e seancave si antikushtetues. Keq valla!!!”, ka shkruar Pacolli.