Deputeti Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje është për një kompromis për formimin e institucioneve të vendit. Ai thotë se kompromisi më i madh për VV-në është përzgjedhja e një kandidati tjetër nga PAN-i për kreun e Kuvendit dhe assesi Kadri Veseli.
Për Konjufcën i papërshtatshëm është edhe Xhavit Haliti i PDK-së, meqë sipas tij ai bënë pjesë në strukturën e njëjtë e cila i ka bërë dëme të mëdha vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se me Vetëvendosjen assesi nuk mund të diskutohet për formimin e Qeverisë nga koalicioni PAN.
“Kryetari i Kuvendit mund edhe të diskutohet deri diku, por për Qeverinë kjo as nuk vjen në shprehje. Do të ishte banale dhe qesharake si kërkesë”, tha Konjufca në RTV Dukagjini.