Familjarët e Agim Sahitajt, i arrestuar si i dyshuar për krime lufte që kishin ndodhur në Sopi të Suharekës në prill të vitit 1999, nuk besojnë që ai të jetë përfshirë në krimet që pretendon Prokuroria Speciale, dhe presin që të vërtetohet pafajësia e tij, raporton KTV.
Në anën tjetër, banorët e këtij fshati, e dinë që ai ishte i përfshirë në punë të ndryshme në sistemin e kaluar, por të intervistuar nga KTV-ja, kanë thënë se nuk e kanë identifikuar atë në ditën kritike, 2 prillin, derisa shprehin zhgënjimin me veprimet e institucioneve të drejtësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo