Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Debati për komandantët rikthehet në Kuvend

Në kohën kur Kosova vazhdon të jetë pa institucione aktive, është kthyer në Kuvend debati për komandantët e luftës.

Deputeti i ri i Kuvendit, Frashër Krasniqi, PAN-in e ka quajtur ‘koalicion të krimit, që ia mbajnë vetes si të guximshëm e komandantë’, por që, sipas tij, nuk po e kanë guximin të vijnë në seancë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fjalimi i tij ka nxitur debat nga deputetët e LDK-së dhe AKR-së, duke ia kujtuar që ai është i akuzuar për sulmin ndaj Kuvendit dhe se jo të gjithë ish-komandantët e luftës janë të njëjtë.

Fjalimin e Krasniqit e ka përkrahur kolegia e tij partiake, po ashtu deputete e re, e cila ka thënë se programi i VV-së, është shkas që PAN-i nuk po e lëshon pushtetin.

Këtu ajo ka përmendur, hetimin parlamentar të SHIK-ut, zbardhjen e vrasjes së Astrit Deharit dhe të gjitha vrasjeve të pasluftës dhe miratimin e zbatimin e Ligjit anti-mafia.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të vazhdojë seancën konstitutive, por kryesuesi ka lejuar deputetët që të mbajnë fjalime në këtë seancë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u është përgjigjur akuzave të “Vetëvendosjes” se nëse në krye të qeverisë vjen Ramush Haradinaj, do të jetë i varur prej Listës Serbe.

“Listën Serbe nuk ua sollëm ne! Atë e gjetëm në mesin tuaj dhe ju neokomunistët e këtij vendi mos u thirrni në patriotizëm, sepse patriotizmi pa akte patriotike, që juve ju kanë munguar gjithmonë, mund të jetë vetëm strehë horrash!”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

Sipas këtij subjekti politik, përfaqësimi i serbëve të Kosovës në institucione është kategori kushtetuese dhe në çdo kombinim ata duhet të jenë pjesë e tyre. AAK-ja madje ka reaguar edhe ndaj situatës së krijuar në vend dhe për atë që ndodhi sot në vazhdimin e seancës së dështuar konstitutive.

“Kakarisjet e sotme në Kuvend ishin një spektakël populizmi i një grupi joformal deputetësh, në mesin e të cilëve edhe njerëz të akuzuar për terrorizëm, e jo debat parlamentar”, theksohet mes tjerash në komunikatë.