Instituti EdGuard thotë se është duke vështruar me kujdes thirrjet e SBASHK-ut për grevë para fillimit të vitit mësimor.
“Vlerësojmë që çfarëdo obligimi kontraktual i zotuar nga niveli qendror dhe ai lokal duhet të përmbushet. Mos zbatimi i saj nga qeveritë lokale duhet të zgjidhet ligjërisht, sikurse në të gjitha kontestet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, mirëpo jo duke dëmtuar procesin mësimor, aq më pak nxënësit”, thuhet në reagimin e EdGuard.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kësaj organizate, thirrjet për grevë nga SBASHK-u, të ripërsëritshme ndër vite, qofshin apo jo të njëmendta, në masë të madhe janë duke dëmtuar imazhin e vet Sindikatës sesa që janë duke arritur qëllimin e tyre.
“Është për keqardhje që për vite me radhe thirrjet për grevë vinë vetëm për çështje kontraktuale, dhe asnjë reagim i organizuar i mësimdhënësve për problemet e vërteta në arsimin. Rikujtojmë që obligimet kontraktuale janë të dyanshme, dhe për rrjedhojë edhe reagimi qytetar për llogaridhënie për punën e mësimdhënësve është i arsyeshëm”, thuhet në reagim.
“Ftojmë qeveritë lokale që të përmbushin obligimet e tyre ndaj mësimdhënësve dhe kurrsesi të mos neglizhojnë kërkesat e tyre ligjore, sikurse ftojmë përfaqësuesit e mësimdhënësve që me maturi të vendosin për veprimet e tyre, gjithmonë duke ditur përgjegjësitë që kanë para komunitetit”.