Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq këmbëngul në ndarjen e Kosovës dhe me autonomi për kishat...

Shefi i diplomacisë dhe numri dy i Qeverisë serbe Ivica Daçiq vazhdon këmbënguljen e vet për ndarjen Kosovës. Këtë ide të veten ai e ka riaktualizuar tash pas idesë së shefit të tij, Aleksandar Vuçiq për një dialog të brendshëm ndërserb për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Nënkryetari i parë i Qeverisë serbe Ivica Daçiq thotë se propozimi i tij për idenë e Kosovës së ndarë në atë që është serbe dhe në atë që është shqiptare, normalizimi i marrëdhënieve, sigurimi i trashëgimisë ortodokse me krijimin e manastireve autonome sipas modelit të Atosit në Greqi, Bashkësia e komunave jugore serbe dhe kompensimi financiar, për siç ka thënë ai, uzurpimin e pasurisë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të gjithëve u duhet zgjidhja afatgjate e konfliktit serbo- shqiptar e ajo arrihet vetëm përmes marrëveshjes së serbëve e shqiptarëve në të cilën secili do të fitonte e do të humbiste diçka. Kjo është ide e kompromisit historik”, ka thënë për gazetën e sotme “novosti” Ivica Daçiq.

Kjo nuk do të thotë se propozimi do të pranohet, por e imja është që të flas për këtë derisa kjo është ende e mundur, shtuar Daçiq.

Ai ka përkujtuar për marrëdhëniet antagoniste me shekuj ndërmjet serbëve e shqiptarëve, e sipas, tij, pasojë është ndjekja e popullit serb nga Kosova, shkëputja shqiptare e këtij territori amë të kombit dhe kulturës serbe nga shteti serb me qëllim të krijimit të Shqipërisë së madhe.

Daçiq thekson se politika shtetërore serbe nuk e ka pranuar realitetin ekzistues kosovar dhe ka vazhduar, siç ka thënë ai, me të drejtën historike, kombëtare e shtetërore duke mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së që u dëshmua si “e drejtë fiktive ndërkombëtare”.

“Për shumë qeveri pas vitit 2000, ajo ka qenë vetëm fjalë që të mos bëhej asgjë, derisa prapa shpine formohej Kosova e pavarur”, thotë Daçiq.

Sipas shefit të diplomacisë serbe, sot kryesisht ekzistojnë dy koncepte: Gjithë Kosova është serbe, ose është humbur e gjitha dhe se duhet njohur pavarësinë e Kosovës. Të dy konceptet kanë pasoja negative për popullin serb. Koncepti i parë mund të realizohet vetëm me luftë,e cila në kushtet e tashme historike e gjeopolitike që më parë është e humbur, thotë Daçiq.

Koncepti dytë është fatalist sepse niset nga ajo që çdo gjë ka marrë fund.

As në konceptin e parë e as në të dytin serbët nuk fitojnë, vetëm, humbasin, ka përfunduar Daçiq.